“Ludo” e vendos flamurin e Kosovës

11:59 | 11 Shkurt 2019

Në përditësimin e ri, “Ludo” ka vendosur edhe flamurin e Kosovës. Loja e famshme “Ludo King” është bërë pjesë e pothuajse çdo përdoruesi të telefonave të mençur.

Në Kosovë kjo lojë ka gjetur një përdorim të madh duke u shëndrruar në një nga më të pëlqyerat e kohës.

Në përditësimin e ri, “Ludo” ka vendosur edhe flamurin e Kosovës, transmeton “Observer”.

Kjo sigurisht është bërë për shkak të përdoruesve të shumtë të kësaj loje në shtetin më të ri të Evropës.

Shpërndaje në rrjete sociale