Lotus zbulon supermakinën elektrike

01:36 | 19 Korrik 2019

Prodhuesi britanik i makinave sportive, Lotus, ka zbuluar veturën elektrike me 1900 kuaj-fuqi vlera e të cilit do të arrijë 2 milionë euro.

Tipi i ri do të jetë një ndryshim për Lotus, brendi i së cilës është i njohur për prodhimin e makinave më të vogla me çmime të përballueshme për xhepin e konsumatorëve. Për shembull çmimi për Lotus Elise është diku 42 mijë funta në Angli.

Lotus po ashtu nuk prodhon makina me kuajfuqi të madhe. Por Evija, emri i këtij tipi, është quajtur si seria më e fuqishme në botë për vetura të rrugëve, nëse makina me të vërtet do arrijë të prodhohet me 1900 kuajfuqi.

Makina do mund të arrijë shpejtësinë nga 0 deri në 100km/h në më pak se tre sekonda dhe do ketë një shpejtësi maksimale deri në 350 km/h.

“Lotus Evija është një makinë si asnjë tjetër. Kjo do rikthejë brendin tonë në mendjet e dashamirëve të makinave sportive”, ka thënë Phil Popham, drejtor ekzekutiv i Lotus./Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara