LG dominon me ekrane në tregun e orëve të mençura

09:07 | 13 Maj 2015

Bazuar në kompaninë hulumtuese DisplaySearch, ekranet nga LG kanë dominuar në tregun e orëve të mençura si në shitje ashtu edhe në përfitime. Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, ekranet e kompanisë LG kanë fituar 66.8% të tregut dhe 90.9% të të ardhurave.

Edhe pse ky sukses i kompanisë vjen si pasojë e të qenurit furnizuesi i vetëm i ekraneve për Apple Watch, LG ka edhe disa ora të mençura të prodhuara si LG G Watch dhe i zbuluari së fundmi LG Watch Urbane.

Kompania hulumtuese beson që ekranet e kompanisë LG kanë qenë në gjendje të gjenerojnë 148 milionë dollarë të ardhura duke arritur kështu një pjesë të madhe të përfitimeve prej 90.9%, transmeton arbresh.info. Vendin e dytë e zë Samsung me vetëm 3.1% të tregut, i ndjekur nga Japan Display me 2.4% dhe Futba me vetëm 1.8% të tregut të ekraneve për ora të mençura.

LG dhe Samsung janë kompanitë e vetme që kanë panele OLED të orëve të mençura të krijuara nga plastika, që i kanë dhënë përparësi të madhe të dy krijuesve të ekraneve. Ekranet OLED janë bërë standard në industrinë e orëve të mençura, ashtu si në tregun e telefonave të mençur, ku ekranet LCD janë panelet më të zakonshëm.

DisplaySearch beson që Samsung mund të konkurrojë në të ardhmen me kompaninë LG për të marrur edhe industrinë e orëve të mençura pasi që gjiganti korean pritet t’i bashkëngjitet LG-së në furnizimin e ekraneve për gjeneratën  e ardhshme të Apple Wach./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara