Kujdes! Mos e vendosni asnjëherë celularin në karikim poshtë jastëkut

02:05 | 12 Gusht 2017

Celulari është një ndër mjetet pa të cilët ne nuk bëjmë dot. Ne mbështetemi te ai për t’u informuar dhe për të kontaktuar me të dashurit dhe të afërmit tanë. Argëtimi është një tjetër gjë e rëndësishme që përfitojmë prej celularit.Në mënyrë që ai të funksionojë, sigurisht që duhet të jetë i karikuar.

Pyetja a e karikoni telefonin tuaj gjatë kohës që flini gjumë do të ishte e pavend. Kjo, sepse nisur edhe nga vetja ne e bëjmë të gjithë këtë çdo natë. Por, ajo që është më e rëndësishme, ku e vendosni telefonin gjatë kohës që e karikoni?

Nëse e vendosni në krevat, më saktë nën jastëk, nuk duhet ta bëni më. Një person i cili jetonte në Newton, New Hampshire, flinte me telefonin nën jastëk gjatë kohës që ai karikohej. Ushqyesi ishte nxehur dhe si rrjedhojë krevati kishte marrë flakë.

Departamenti i zjarrfiksëve në Newton bën thirrje për rreziqet që sjell ky fenomen, duke u përpjekur për të shpëtuar jetë njerëzish. Ata e kanë bërë këtë edhe në rrjetet sociale, duke e ndarë me sa më shumë njerëz. Sipas statistikave, rreth 53 përqind e njerëzve i ngarkojnë telefonat ose tabletat e tyre gjatë natës dhe i vendosin nën jastëk.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara