Krahas katër modeleve të këtij viti, Mercedes do ta sjellë edhe GLA të ri

14:21 | 15 Nëntor 2019

Gjenerata dytë e GLA, do të arrijë për të rivalizuar me BMW X2

Mercedes ka qenë i zënë gjatë këtij viti, duke sjellë katër modele të reja, si CLA, GLB, AMG GLE53, si dhe përditësimin e GLC, transmeton Telegrafi.

Por, krahas këtyre modele, Mercedes do ta sjellë edhe një GLA të ri, deri në fund të këtij viti.

Ishte thënë se do të prezantohet në Frankfurt Motor Show, gjë që nuk ndodhi, derisa nuk do të jetë as pjesë e LA Auto Show, por do të arrijë disa javë më vonë.

Kjo veturë është për dy centimetra më e shkurtër, megjithatë pjesa e përparme është zgjeruar për 2.9 centimetra, për më shumë hapësirë për këmbët.

Për dhjetë centimetra është ngritur platforma e GLA, që e bën të duket më shumë si një crossover, në krahasim me modelin aktual.

Të integruara në këtë Mercedes janë frenat emergjente, sistemi i ekranit të ndjeshëm në prekje që shërben si infoteitment, asistimi në limitin e shpejtësisë dhe monitorimi i vëmendjes së shoferit.

Brenda Mercedes GLA të ri, do të jetë motori me 2.0 litra që i mundëson të prodhojë deri në 220 kuaj fuqi.

Derisa, ka edhe një bateri me 15.6kWh që i mundëson autonomi deri në 64 kilometra.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara