Ja se si do të duket Razr, telefoni i palosshëm nga Motorola

10:42 | 1 Nëntor 2019

Në ditët e telefonave mobil, Motorola ishte mbreti i telefonave premium kur ata lansuan Motorola Razr, që në atë kohë, ishte një nga telefonët e parë që u bë nga materiale premium.

Tani duket sikur Motorola është e gatshme të bëjë një rikthim duke ringjallur Razr por me një kthesë moderne.

Nëse keni qenë duke ndjekur thashethemet, ju mund të keni dëgjuar se Motorola mund të jetë duke u përgatitur për të rindërtuar Razr, përveç se do të sjell një ekran të palosshëm nga brenda.

Tani falë një fotografie të ndarë nga Evan Blass, kemi një ide se çfarë mund të presim.

Siç mund ta shihni në fotografinë e mësipërme, telefoni do të jetë i ngjashëm në dizajn me Razr, përveç pjesës së brendshme, në vend të dy ekraneve të veçanta, do të ketë një ekran të palosshëm të vetëm.

Ky është një kontrast i madh me telefonat e paralajmëruar nga Samsung dhe Huawei, që janë telefona inteligjentë që mund të shndërrohen në një tablet.

Megjithatë është ende një ide interesante, por sa do të kushtojë mbetet për tu parë shkruan telegrafi

Motorola ka konfirmuar se ata do të organizoj një ngjarje në nëntor, kështu që ne duhet të kemi më shumë detaje në lidhje me telefonin atëherë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara