Instagrami po e teston Group Stories

12:25 | 10 Tetor 2019

Edhe pse Facebook e ka larguar Group Stories nga aplikacioni i vet kryesor, kjo nuk do të thotë që kompania dëshiron plotësisht ta largojë këtë funksion.

Tani është zbuluar kodi testues për funksionin Group Story në Instagram, raporton Engadget.

Nuk ka të panjohura se si punon funksioni – përdoruesi thjesht e zgjedh opsionin “share to Group Story” për ta ndarë përmbajtjen në grup, shkruan Koha. Megjithatë, kjo mund të jetë e dobishme në situatat kur doni të shkëmbeni informacione rreth aventurave tuaja me një rreth më të vogël njerëzish, dhe jo vetëm me ata që janë etiketuar si Close Friends (miqtë e ngushtë).

Ashtu si testet e tjera, nuk ka asnjë garanci që Group Stories do të implementohet në Instagram. Shërbimi i popullarizuar tashmë ka stikerët Story, të cilët lidhen drejtpërdrejt në bisedat grupore, të cilat mund të ndihmojnë shumë në implementimin e funksionit Group Stories.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara