Instagram heq numrin e pëlqimeve, rritet reagimi në rrjetet sociale

09:44 | 18 Korrik 2019

Instagram, përmes një postimi të bërë në faqen e saj zyrtare të Twitter, ka bërë të ditur se kanë filluar të punojnë për heqjen e numrit të pëlqimeve (like), nga fotografitë që ju postoni, transmeton arbresh.info. 

Instagram, përmes kësaj deklarate ka thënë se fillimisht, kjo do të hyjë në funksion me përdoruesit e 6 shteteve të cilët janë: Australia, Brazili, Kanada, Irlanda, Italia, Japonia dhe Zelanda e Re

Në fund të fazës së testimit asnjë përdorues në mbarë botën, nuk do të mund të sheh se kush çka ka pëlqyer.

Po ashtu, në postim thuhet se Instagram po përpiqet që përdoruesit të përqendrohen në fotografi, e jo në numrin e pëlqimeve.

Nga ana tjetër, ky hap i instagramit, nuk i pëlqeu aspak përdoruesve të këtij aplikacioni. Madje ata kanë protestuar duke bërë mijëra postime (tweets) me titullin “InstagramDelete”, duke thënë se do të shlyejnë llogaritë e tyre nëse merret një hap i tillë./arbresh.info/

Postimi i bërë në faqën zyrtare të Instagramit në Twitter:

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara