Huawei instaloi antenat e 5G-së në majën e Everestit

17:57 | 22 Prill 2020

Everesti, i cili ka një lartësi prej 8.848 metra nga sipërfaqja e detit, që nga viti 2013 ka poseduar antenat e 4G-së.

Ndërkaq, China Mobile dhe Huawei kanë instaluar antena të 5G-së në një lartësi prej 5.300 dhe 5.800 metra në malin më të lartë në botë, transmeton arbresh.info.

E gjithë kjo erdhi si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar midis Huawei dhe operatorëve kinezë, më 19 prill.

Vendosja e antenave 5G në majën e Everestit mendohet të jetë një moment historik në fushën e komunikimit.

Sipas lajmeve të raportuara nga Webtekno, sfida më e madhe e ekipit të përbërë nga 150 persona, ishte transportimi i materialit 8 tonësh, në malin më të lartë në botë.

Ndërsa bëhet e ditur se deri më tani janë instaluar gjithsej pesë antena 5G, NSA dhe SA, fuqia e të cilave mund të qojë shpejtësinë e internetit deri në  1 Gbps në pika të ndryshme të rajonit.

Faza e dytë e përpjekjeve të inxhinierëve do të fillojë në 25 Prill.

Synimi i ri është vendosja e një antene të re në një lartësi prej 6.500 metra./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara