Hakimi në Target detyron kompaninë të paguaj 67 milionë dollarë

11:12 | 19 Gusht 2015

Janë bërë thuajse dy vite që kur Target pësoi një sulm gjigant për të cilin dyqani me pakicë është ende duke paguar shuma të mëdha. Në vend që të paguaj 19 milionë dollarë për MasterCard, Target ka arritur një marrëveshje me bankën Visa mbi kompensimin e shumë konsumatorëve të ekspozuar ndaj kredit kartelave dhe mashtrimeve tjera.

Asnjëra palë nuk është duke zbuluar detajet, por ‘Wall Street Journal’ mëson që Target do të paguaj 67 milionë dollarë, transmeton arbresh.info. Kjo është një shumë e madhe për një sulm kibernetik që shkatërroi kompaninë, por jo edhe aq dërrmuese për një kompani që fiton 635 milionë dollarë brenda një tremujori. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara