Gjermanët dhe kinezët bashkojnë forcat për veturat e vogla elektrike urbane

09:15 | 6 Dhjetorë 2018

Tri prototipa të automjeteve elektrike për lëvizshmëri në të ardhmen, të zhvilluara nga BASF gjermane dhe Qendra për Kërkimin dhe Zhvillimin e GAC të Kinës, u prezantuan në Ekspozitën Ndërkombëtare të Automobilave në qytetin kinez të Guangzhou.

Bëhet fjalë për një dizajn futurist me dy ulëse të quajtura 2US, 2U dhe 2ALL, të cilat, siç njoftohet nga dy kompanitë, plotësojnë nevojat e shoferëve të ndryshëm, qofshin shtetas të moshuar, shoferë apo fillestar, transmeton KosovaPress.

Modeli 2US, ndër të tjera, ofron ulëse të radhës deri në 90 gradë, prototipi i 2U është i veçantë për ndenjësen e ndarjes transparente dhe 2ALL është i lehtë për t’u përdorur dhe i lirë për të ruajtur.

Për shoferët do të ofrohet mundësia për të shijuar zgjidhje novatore të pastrimit të ajrit, materialeve të ulëseve të fundit, platformave mekanike me cilësi të lartë dhe baterive më të fundit për automjetet elektrike, dhe çdo makinë është projektuar me idenë se mund të përdoret në sistemin e ashtuquajtur – “share car”.

Është njoftuar gjithashtu se kjo është hera e parë që BASF bashkëpunon me një prodhues kinez në zhvillimin e një makine prototip.

Shpërndaje në rrjete sociale