General Motors tërheq 3.46 milionë vetura në SHBA

09:29 | 12 Shtator 2019

Prodhuesi i veturave General Motors (GM) do të tërheqë 3.46 milionë automjete pick-up dhe SUV në SHBA për të rregulluar një mosfunksionim të pompës vakum që mund ta bëjë të vështirë për të frenuar dhe rritur rrezikun e një përplasjeje.

Vendimi për revokim ka të bëjë me modelet e prodhuara nga viti 2014 deri në 2018 nga markat “Cadillac Escalade”, “Chevrolet Silverado”, “Chevrolet Tahoe”, “GMC Sierra”, “Chevrolet Suburban” dhe “GMC Yukon”.

Ai u miratua pasi sasia e vakumit të krijuar nga pompa vakum mund të zvogëlohej me kalimin e kohës, sipas GM në një dokument të paraqitur pranë Administratës Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA).

Autoriteti rregullator hapi një hetim paraprak nëntorin e kaluar për këtë çështje, pasi deri më tash ka pasur nëntë aksidente trafiku dhe dy lëndime. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara