Galaxy Watch Active2: Projektuar për të Ndihmuar Ekuilibrin e Mirëqenies me Ndërlidhje të Përmirësuar

23:57 | 5 Gusht 2019

Samsung Electronics Co, Ltd prezantoi sot Galaxy Watch Active2, produktin më të ri të portofolit Galaxy smartwatch. Si pjesë e familjes Galaxy, Galaxy Watch Active2 është dizajnuar qëllimisht me karakteristika të reja intuitive dhe të rafinuara për të sjellë më shumë personalizime në stilin e jetës të konsumatorëve, për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e tyre, si dhe për të mundësuar jetesë të lehtë.

Galaxy Watch Active2 lejon përdoruesit të jetojnë më mirë përmes ndryshimeve të përditshme, të vogla por kuptimplotë, nga arritja e qëllimeve të mirëqenies, siç janë gjumi, fitnesi dhe menaxhimi i stresit, deri në përfundimin e detyrave në mënyrë të efektshme. Nëse dëshironi të merrni kohë për të medituar, për t’u njoftuar për çdo të re, ose dicka mes këtyre të dyjave, Galaxy Watch Active2 plotëson stilin e jetës tuaj dhe bën diferencën – të gjitha me një pamje elegant dhe plot stil.

“Tregu i smartwatch-ve po rritet me shpejtësi dhe ne, tek Samsung, jemi të emocionuar të zgjerojmë vazhdimisht praninë tonë në treg me mënyra të reja dhe vizionare,” tha DJ Koh, President dhe CEO i Departamentit të IT dhe Komunikimeve Telefonike në Samsung Electronics. “Me Galaxy Watch Active2, ne kemi krijuar një pajisje që do t’i mundësojë konsumatorëve të marrin kontrollin e shëndetit dhe mirëqenies së tyre, të lëvizin lehtësisht midis pajisjeve të tyre dhe të lidhen me ekosistemin Samsung Galaxy, duke e bërë jetën e tyre më të lehtë dhe më të mirë.”

Dizajn i destinuar për t’iu përshtatur jetës tuaj

Galaxy Watch Active2 është projektuar me mjeshtëri për të qenë e bukur dhe e përshtatshme për jetën tuaj. Galaxy Watch Active2 vjen në dy madhësi të ndryshme — 44 mm dhe 40 mm në diametër — dhe dy stile: alumin i lehtë me një rrip praktik, Fluoroelastomer (FKM) dhe çelik inoksi të cilësise optimale me një rrip lëkure. Orët inteligjente mund të personalizohen me një gamë të modeleve shtesë të rripave dhe pjesës ballore të orës.

Galaxy Watch Active2 përmban një azhornim të ri të cepave të harkuara, tipike e Samsung dhe i dixhitalizon ato, për t’a bërë orën edhe më të përshtatshëm për të lundruar, teksa maksimizon edhe madhësinë e ekranit. Tani, në ekranin elegant të lakuar Super AMOLED, korniza rrotulluese me prekje, kthehet në drejtim të akrepave të sahatit dhe në drejtimin e kundërt, në mënyrë që të zgjidhni lehtësisht aplikacionet e preferuara. Përveç kësaj, One UI i përditësuar ofron një përvojë të thjeshtë e të qartë të navigimit.

Për ju përdorues që doni një orë sa më elegante, tani mund të personalizoni pamjen e Galaxy Watch Active2 që t’i përshtatet veshjes tuaj me algoritmin e nxjerrjes së ngjyrave My Style1. E disponueshme në aplikacionin Galaxy Wearable, thjesht bëni një foto me veshjen tuaj, zgjidhni një nga pesë modelet me pamje të ndryshme dhe fytyra e orës tuaj ndryshon në sekonda. Ju mund të përshtateni me stilin tuaj personal çdo ditë — ose të ruani një stil të preferuar për më vonë.

Shoqëruesi i përkryer për qëllimet tuaja të Mirëqenies

Galaxy Watch Active2 gjithashtu shërben si udhëzuesi juaj për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies, duke ofruar njohuri praktike që mund t’ju ndihmojnë të bëni zgjedhje pozitive të stilit të jetës në dietën tuaj, stërvitjen, shëndetin mendor, gjumin dhe më shumë.

Për shembull, gjatë ushtrimeve, smartWatch-i juaj mund të gjurmojë më shumë se 39 stërvitje, me shtatë prej tyre të aktivizuara automatikisht, duke përfshirë vrapimin, ecjen, çiklizmin, notin, makinën e kanotazhit, makinën eliptike dhe stërvitjet dinamike. Me një Trajner Vrapimi të përditësuar, ju mund të monitoroni ritmin tuaj të vrapit në kohë reale dhe të shijoni shtatë programe të ndryshme drejtimi për t’ju ndihmuar të përmbushni qëllimet tuaja. Galaxy Watch Active2 përfshin madje edhe sensorë të rinj shëndetësorë në anën e pasme, të cilat e bëjnë më shpejt leximin, kështu që ju e dini që po merrni informacione të shpejta për të maksimizuar rutinën tuaj të fitnesit dhe për të qëndruar në rrugën e duhur.

Galaxy Watch Active2 gjithashtu ju ndihmon të gjurmoni nivelet e stresit në kohë reale përmes Samsung Health, aplikacionin tonë të famshëm të shëndetit dhe të mirëqenies, me të cilin identifikohemi. Ai gjithashtu siguron mundësinë e përdorimit të programeve të meditimit të drejtuara përmes një integrimi me aplikacionin kryesor të gjumit dhe meditimit, Calm, tani në dispozicion në anglisht, gjermanisht dhe spanjisht. Algoritmet e zgjeruara të analizës së gjumit ju ndihmojnë të punoni drejt modeleve të shëndetshme të gjumit (përmes katër fazave të gjumit), duke ju ndihmuar me pushimin gjatë natës dhe duke ju përgatitur për ditën tjetër.

Zgjeroni lehtësisht Stilin  tuaj të Jetës teksa qëndroni i lidhur në rrjet, më mirë me familjen Galaxy

Galaxy Watch Active2  lehtëson jetën tuaj duke ju lidhur me pajisjet e tjera, edhe kur jeni larg ose në lëvizje. Galaxy Watch Active2 me lidhje LTE ju lejon të kryeni dhe të merrni thirrje lirshëm nga ora, ndërsa mediat sociale janë të arritshme vetëm me një prekje të gishtit, dhe ofrojnë më shumë ndërveprim me përmbajtjen tuaj. Tani mund t’i bëni një pëlqimi në rrjetet sociale, madje dhe të shikoni një videoklip të shkurtër nga kyçi i dorës. Ju mund të udhëtoni nëpër botë më të qetë, pasi Galaxy Watch Active2 tani mbështet përkthimin e zërit dhe tekstit në mbi 16 gjuhë3.

Një mënyrë tjetër me të cilën jemi duke e bërë edhe më të lehtë qëndrimin në rrjet, është përmes partneritetit tonë me Spotify4. Hyni në llogarinë tuaj Samsung nëpërmjet telefonit juaj ose Galaxy Watch Active2, shfletoni lehtësisht muzikën, podkastet tuaja në Spotify dhe shijoni një përvojë të vazhdueshme të dëgjimit. Galaxy Watch Active2 ju sjell përvojat e ndërveprimit të pajisjes në mënyrë efikase, dhe e iu jep akses në muzikë, podkaste si dhe në multimedia edhe më të lehtë.

 Pjesë integrale e ekosistemit Galaxy

Si pjesë e familjes Galaxy, Galaxy Watch Active2 sjell më të mirën e ekosistemit Galaxy të Samsung në orën inteligjente, për ata që duan të bëjnë gjithçka. Kur Galaxy Watch Active2 lidhet me smartphone-in5 tuaj Galaxy, për shembull, Camera Controller6 në Galaxy Watch Active2 ju lejon të bëni fotografi, të filloni të regjistroni një video, të shikoni pamjet në orë, të kaloni nga lentet e përparme në ato të pasme, të vendosni një kohëmatës dhe më pas të kontrolloni foton ose videon përfundimtare – të gjitha nga kyçi i dorës. Ju, gjithashtu mund të përdorni PowerShare Wireless në smartphone-in tuaj Galaxy për të karikuar orën tuaj inteligjente në një mënyrë të lehtë dhe intuitive.

 

Përpos këtyre, të gjitha shërbimet Samsung që merrni me ekosistemin Galaxy, si Samsung Health, SmartThings, Samsung Pay7, dhe më shumë — janë integruar në mënyrë efikase në orën tuaj dhe në të gjitha pajisjet tuaja. Ju mund të përdorni, për shembull, Bixby për të lundruar në orën tuaj, të filloni një stërvitje ose të kontrolloni motin. Dhe sigurisht, gjithçka që bëni në orën tuaj mbrohet nga teknologjia Knox.

 

Për më shumë informacion mbi Galaxy Watch Active 2, visitoni news.samsung.com/galaxy, www.samsungmobilepress.com .

 

Specifikimet e Produktit

Kategoria Cilësimet
Ngjyra Alumin: Cloud Silver, Aqua Black, Pink Gold me Fluoroelastomer (FKM)

Celik inoksi: Silver, Black, Gold me rrip lëkure

Dimensionet & Pesha Trup Alumini–modeli 44mm: 44 x 44 x 10.9T, 30g

Trup Alumini– modeli 40mm: 40 x 40 x 10.9T, 26g

Trup Çeliku– modeli 44mm: 44 x 44 x 10.9T, 442g

Trup Çeliku– modeli 40mm: 40 x 40 x 10.9T, 37g

*Modeli LTE i diponueshëm vetëm në inoks

Ekrani Modeli 44mm: 1.4-inch (34mm) 360 x 360 Super AMOLED, full color Always On Display, Corning® Gorilla® Glass DX+

Modeli 40mm:1.2-inch (30mm) 360 x 360 Super AMOLED, full color Always On Display, Corning® Gorilla® Glass DX+

Rripi Modeli 44mm: 20mm i ndërrueshëm

Modeli 40mm: 20mm i ndërrueshëm

Bateria Modeli44mm: 340mAh

Modeli 40mm: 247mAh

Cipi Exynos 9110 Dual core 1.15 GHz
OS Tizen
Memoria 768MB + 4GB, *1.5GB + 4GB

*Vetëm modelet LTË

Lidhshmëria LTE*, Bluetooth® 5.0, Ëi-Fi b/g/n, NFC

A-GPS/GLONASS/Galileo/Beidou [1]

*Lidhja LTE e disponueshmë vetëm në modelet LTE

Sensorët Monitorimi I rrahjeve të zemrës (me 8 Photodiodes), Electrocardiogram (ECG), Accelerometer (mat deri në 32g forcë), Gyroscope, Barometer, Ambient Light
Karikimi Karikim WPC-based wireless
Qëndrueshmëria 5ATM + IP68 / MIL-STD-810G
Përshtatshmëria Android: Android 5.0 ose më lartë, RAM 1.5GB ose më lartë

iOS: iPhone 5 dhe më lartë, iOS 9.0 ose më lartë

 

Rreth Samsung Electronics Co., Ltd.

Samsung frymëzon botën dhe është modeli i së ardhmes me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, pajisjeve që mbahen në trup, tabletëve, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara