Galaxy O, seria e re nga Samsung

15:38 | 17 Gusht 2015

Sipas thashethemeve të fundit, Samsung është duke planifikuar të lansojë një seri tjetër të telefonave të mençur.

Bazuar në burimet nga ‘Sammobile’, gjiganti Smasung është i gatshëm të lansojë një seri të re të telefonave të mençur, shkruan arbresh.info. Aktualisht, nuk janë zbuluar shumë detaje, por mendohet që seria do quhet “Galaxy O” si dhe telefonat e parë të kësaj serie mendohet të jenë Galaxy O5 dhe Galaxy O7.

Detaje rreth këtyre dy telefonave nuk janë zbuluar ende, por supozohet se do jenë fableta me ekran 5 dhe 5.5 inç./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara