Galaxy Fold 2 është në përgatitje, shihet në një faqe zyrtare të kompanisë

21:19 | 16 Nëntor 2019

Samsung tashmë ka shtuar faqet e mbështetjes së programit për pajisjen e tyre të ardhshme të palosshme, Samsung Galaxy Fold 2, ose modelin SM-F700F.

Kjo pajisje tashmë është përfolur nga Samsung dhe dihet se mund të presim që të ngjasojë më shumë me Moto Razr dhe dizajnin e saj të guaskës, por këto faqe të reja mbështetëse mund të zbulojnë diçka më shumë.

Samsung Galaxy Fold 2 i ri ka të ngjarë të arrijë fillimisht në Afrikë, pasi që faqja afrikane e Samsung ishte përgjegjëse për postimin e faqeve mbështetëse për SM-F700F.

Postimi tregon ikonat për të lexuar më shumë rreth garancionit të pajisjes dhe njoftimeve.

Shpresojmë për më shumë detaje rreth pajisjes, në ditët në vijim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara