Fotot, parametrat dhe çmimi i Samsung Galaxy S10

22:06 | 2 Shkurt 2019

Pak javë para se Samsung të prezantojë brezin e ri të telefonëve Galaxi, një faqe gjermane postoi foto që mendohet se janë të Galaxy S10.

Fotot tregojnë se S10 ka gjithë pjesën e sipërme ekran, më shumë se iPhone XR që ka mbuluar një pjesë të vogël për butonin kryesor.

Kamera e përparme duket e vendosur në mes të ekranit e do të quhet “Infinity-O”. Në pjesën e pasme duken kamerat që priten të jenë me tri lente. Dy versionet S10 dhe S10+ do ta kenë lexuesin e shenjave të gishtave të fshehur në ekran, ndërsa versioni më i thjeshtë do ta ketë të vendosur mbi kasë.

Parametrat dhe çmimi që priten të jenë:

 

Parametrat që priten për Samsung Galaxy S10, të pakonfirmuara
Modeli Galaxy S10e Galaxy S10 Galaxy S10+
Ekrani 5,8 inç 6,1 inç 6,4 inç
Memorja 6/128 GB 6/128 GB, 8/512 GB 6/128 GB, 8/512 GB, 12 GB/1 TB
Kamera prapa Dy lente Tre lente Tre lente
Kamera selfie Një lente Një lente Dy lente
Bateria 3100 mAh 3400 mAh 4100 mAh
Çmimi 749 Euro 899/1149 Euro 999/1249/1499 Euro

 

Shpërndaje në rrjete sociale