Ford tërheq 1.3 milion automjete për shkak të problemeve të ndryshme

20:42 | 12 Qershor 2019

Prodhuesi amerikan Ford, njoftoi sot tërheqjen e rreth 1,3 milionë automjeteve, ku shumica janë në Amerikën e Veriut.

“Ford” tërhoqi rreth 1,2 milionë modele “Explorer” të prodhuara mes vitit 22010 dhe 2017, për probleme me amortizatorët e pasmë.

Kompania ka thërritur gjithashtu rreth 123 kamionë “F-150”, për shkak të një problemi tek marshi, përcjell Atsh.

Ka pasur gjithashtu një thërritje edhe për disa qindra modele “Ford Econoline” për shkak të një defekti në motor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara