Facebook u ndalon grave t’i quajnë burrat “llum” ose “të shëmtuar”

23:33 | 5 Dhjetorë 2017

Facebook është vënë në pozitë të vështirë, pasi ka lejuar komentet e grave që fyejnë burrat gjatë kampanjës kundër ngacmimeve seksuale.

Qindra gra që kanë raportuar për përvojat e tyre të ngacmimeve seksuale #metoo, kanë parë se disa nga mesazhet e tyre janë hequr nga llogaria e tyre, shkruan Daily Beast, transmeton portali arbresh.info

Në “fshesën” e FB-së kanë hyrë edhe komediane të njohura, të cilat kanë protestuar “kundër burrave”.

Fushata #metoo u nis pas zbulimeve të ngacmimeve seksuale që ishin kryer nga meshkujt të famshëm, sidomos pas daljes në pah të skandalit të producentit Harvey Weinstein.

Miliona gra nga e mbarë bota kanë përdorur hashtagun #metoo për të ndarë përvojat e tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale