Facebook prezanton programin e ri, si të mbroni foton e profilit nga abuzimet

02:25 | 23 Qershor 2017

‘Facebook’ prezantoi sot një program të ri për përdoruesit, të cilët janë të shqetësuar lidhur me privatësinë e fotos së tyre të profilit.

Rrjeti social filloi programin pilot në Indi, që është i dizajnuar për të mbrojtur fotot e profilit të përdoruesve. “Photo Guard” implementon një sërë masash sigurie të cilat përfshijnë:

Parandalimin e përdoruesve nga shkarkimi i fotot së profilit të një përdoruesi
Parandalimi i etiketimit në një foto profili
Parandalimi i “screenshot” të fotos së profilit të një personi
Kur është i aktivizuar ky funksionalitet është i dukshëm nëpërmjet një kufiri në ngjyrë blu dhe një mburojë rreth fotos së profilit.

Ai erdhi si një rezultat i një hulumtim bërë në Indi. Facebook tha se shumë përdorues nuk dëshironin një fotot e profilit të tyre të përfundonin në internet.

Aktualisht i disponueshëm në Indi, “Photo Guard” pritet të shpejti të zgjerohet edhe në vende të tjera, njofton PCW.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara