Facebook me funksion të ri për personat e famshëm

10:33 | 6 Gusht 2015

Rrjeti social Facebook ka njoftuar sot një funksion të ri që iu lejon të gjithë atletëve, artistëve, muzikantëve, politikanëve dhe njerëzve të tjerë me ndikim në botë të jenë në gjendje të shpërndajnë video drejtpërsëdrejti me fansat e tyre.

Kjo mund të bëhet për Facebook Mentions, aplikacioni i veçantë i projektuar për njerëzit e famshëm, shkruan arbresh.info. Megjithatë, nuk është e nevojshme ndonjë aplikacion i veçantë për të shikuar videot nga personat e famshëm që ju ndiqni në Facebook.

Personat e famshëm që kanë marrë së pari këtë funksion janë  Dwayne The Rock Johnson, Serena Williams, Luke Bryan, Ricardo Kaká, Ashley Tisdale, Lester Holt, Martha Stewart, dhe Michael Bublé. Në këtë pikë duket që Facebook nuk ka ndonjë plan për të lejuar të gjithë të publikojnë video direkt, pra funksioni është në dispozicion aktualisht vetëm për personat e famshëm./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara