Facebook fshin qindra llogari joautentike

08:36 | 5 Tetor 2019

Rrjeti social Facebook ka fshirë qindra llogari, faqe dhe grupe nga platformat e rrjetit social për shkak se ishin joautentike.

Gjiganti i teknologjisë deklaron se ka fshirë 443 llogari Facebook-u, 125 Instagram-i si dhe 200 faqe dhe 76 grupe me origjinë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Nigeria dhe Indonezia.

Në një postim në blog, Facebook tha se disa veprime të këtyre llogarive ishin shpërndarja e lajmeve lokale në vende të caktuara, përkrahja ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe kritika ndaj Katarit, Turqisë dhe Iranit.

Një veprim më i vogël përfshinte llogari të rreme që ndanin përmbajtje në mbështetje të lëvizjes së pavarësisë në Papua-n Perëndimore, ndërsa të tjerët postonin kritika për këtë.

Kompania e rrjetit social deklaroi se një veprim i tretë, me origjinë nga Egjipti, fokusohej në shtetet e Somalisë, Jemenit, Arabisë Saudite, Tunizisë, Iranit, Turqisë, Libani dhe Katarit.

Mbi 7 milionë llogari ndoqën një ose më shumë nga këto faqe dhe rreth 3 000 llogari iu bashkuan të paktën në një prej grupeve. Rreth 193 000 njerëz ndoqën një ose më shumë nga llogaritë e rreme në Instagram.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara