Facebook dhe Instagram jashtë funksioni

22:27 | 10 Shkurt 2015

Në orët e para të mëngjesit, saktësisht për një periudhë rreth 50 minuta rrjetet sociale Facebook dhe Instagram ishin tërësisht jashtë funksioni. Edhe pse zyrtarisht ende nuk janë dhënë detaje nga Facebook apo Instagram për arsyet që çuan këto dy shërbime jashtë funksioni, i menjëhershëm ishte reagimi i grupit të hakerëve ‘Lizard Squad’ që dje sulmoi ueb faqen e kompanisë ajrore ‘Malaysian Airlines’, duke thënë se pikërisht ky grup është shkaktar i vënies jashtë funksioni të këtyre rrjeteve sociale, transmeton itshqip. Dhe nëse vërtet është kështu atëherë Facebook dhe Instagram janë përballur me një sulm ‘DDOS’ tepër të madh./.itshqip

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara