FaceApp përgjigjet ndaj akuzave për thyerje të privacisë

08:45 | 19 Korrik 2019

Nëse shikoni nëpër fotot e miqve në media sociale do të vëreni se shumica kanë postuar foto se si do të duken kur janë më të moshuar. Kjo përshkak se aplikacioni FaceApp tani është bërë një trend global dhe të gjithë po fusin fotot e tyre për të parë se di do të mund të duken në të ardhmen.

Gjithsesi për këtë ka pasur shqetësime. FaceApp është një aplikacion që është krijuar nga programerë rusë. Madje një kongresmen ka kërkaur një hetim nga FBI për mundësinë që ky aplikacion të futet në të dhënat e juaja personale.

Por në një deklaratë zyrtare nga R&D, që ka krijuar aplikacionin FaceApp, është treguar se shumica e fotove të procesuar qëndrojnë në serverë të tyre më së shumti për 48 orë dhe pastaj ato fshihen.

Gjithashtu aplikacioni lejon që përdoruesit të kërkojnë që të dhënat e tyre të fshihen. Kjo arrihet përmes opsionit “Report a bug” që në të vërtet është një proces më i gjatë.

R&D ka mohuar se transferon foto të tjera përveç atyre që zgjidhen vetë nga përdoruesi. Kompania ka konfirmuar se të dhënat nuk janë ndarë në asnjë rast me nëj palë të tretë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara