Ekipi nga Kosova merr pjesë në turneun e Counter Strike në Kroaci

20:54 | 15 Nëntor 2019

Unique.XPortal është ekipi që do ta përfaqësojë Kosovën në turneun e Conter Strike që do të mbahet në Kroaci. I njëjti ekipi kishte pasur probleme me viza në fillim të këtij viti, por që një problem të tillë nuk do ta kenë edhe kësaj radhe.

Ky ekip duke u ndihmuar nga Komuna e Prishtinës ka udhëtuar në Zagreb dhe nesër pritet të zhvillojë ‘luftën’ kundër ekipit kundërshtar. Ndeshja e tyre mund të ndiqet edhe përmes linkut: twich.tv/a1adrialeague.

Ndërkohë djelmoshat që do ta përfaqësojnë Kosovën janë:

Flatron “juanflatroo” Halimi

Sener “SENER1” Mahmuti

Genc “Gxx” Kolgeci

Rigon “rigoN” Gashi

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara