Doli në shitje telefoni i palosshëm Huawei Mate X – çmimi marramendës

17:47 | 18 Nëntor 2019

Telefoni i palosshëm i Huawei Mate X u lansua të premten në Kinë.

Pajisja që pritet të kushtojë pak rreth 2400 dollarë, ka pasur një shitje rekorde, menjëherë pas daljes në treg

Mate X, fillimisht ishte planifikuar të lansohej në qershorin e kaluar, por për arsye teknike u shty dalja e tij në treg.

Huawei Mate X nuk dihet se kur do të jetë në dispozicion jashtë Kinës.

Për dallim nga smartphonet e Samsung, Mate X palos ekranin në pjesën e jashtme. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara