Brenda 2023-shit 30 milionë celularë të palosshëm

22:18 | 11 Prill 2019

Celularët e palosshëm do të jenë një produkt i kërkuar për vitet e ardhshme për shkak të vështirësive të prodhimit të ekraneve, që me shumë gjasa, do të jenë më të delikatë ashtu edhe nga çmimi i lartë.

Brenda vitit 2023, rreth 30 milionë njësi do të shiten në mbarë botën.

Analistët parashikojnë se kjo shifër përbën 5% të numurit të përgjithshëm të celularëve me parametra të lartë.

Për momentin, janë paraqitur modelet e prodhuesve Samsung Galaxy, Fold si dhe Huawei’s Mate X, por sipas burimeve, edhe kompanitë Google dhe Xiaomi po punojnë për një telefon të palosshëm.

Sipas ekspertëve, në vitin 2019, shpërndarjet e përgjithshme të kompjuterëve, smartfonëve dhe tabletave do të arrijnë 2,21 miliardë njësi, një rënie të lehtë (12,5 milionë njësi më pak) krahasuar me 2018.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara