BMW zbulon se sa “kuaj-fuqi” do të ketë M3 i ri

10:11 | 6 Gusht 2019

Drejtori i Departamentit të ‘BMW M’ Markus Flasch ka zbuluar tashmë disa detaje rreth veturës së re të serisë ‘M3’.

 ‘M3’ i ri, i koduar me emrin G80, do të zbulohet në panairin e veturave në Frankfurt në shtator, së bashku me ‘M4’, transmeton lajmi.net.

Vetura, sipas Flasch, do të ketë në posedim cilindra, motor 3.0 litra me dy turbina.

Blerësit e interesuar për ‘M3’ do të kenë në dispozicion dy opsione me 480 dhe 510 kuaj fuqi. Versioni standard pritet të ketë 480 kuaj fuqi, ndërsa ka shumë të ngjarë që ai i ‘Competition’ do të ketë 510 sosh.

Çmimi i makinës ende nuk është bërë i ditur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara