BMW prezanton modelin e ri të Serisë 1

09:47 | 5 Mars 2015

BMW ka sjell modelin e ri të Serisë 1 në panairin e sivjetmë, Geneva Motor Show.

Kompania e njohur gjermane ka ndryshuar pamjen e përparme të BMW Serisë 1 dhe tani duket shumë më luksoz se paraardhësi pas “vjedhjes” së disa detajeve nga Seria 2.

Përpos ndryshimeve në pjesën e jashtme, Seria 1 e BMW-së vjen me një ekran 6.5 inç në pjesën qendrore të makinës dhe me një ekran tjetër opcional 8.8 inç që shërben për navigim.

Këta janë motorët e rinj të BMW Seria 1:

  • 116i me tre cilindra 1.5-litër me 109 kuajfuqi
  • 118i me katër cilindra 1.6-litër me 136 kuajfuqi
  • 120i me katër cilindra 1.6-litër me 177 kuajfuqi
  • 125i me katër cilindra 2.0-litër me 218 kuajfuqi
  • 116d & 116d edicion special me tre cilindra 1.5-litër me 116 kuajfuqi
  • 118d & 118d xDrive me katër cilindra 2.0-litër me 150 kuajfuqi
  • 120d & 120d xDrive me katër cilindra 2.0-litër me 190 kuajfuqi
  • 125d me katër cilindra 2.0- litër me 224 kuajfuqi /koha/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara