Bentley feston shënimin e rekordit të Continental GT, me një edicion special nga ky model

09:18 | 4 Dhjetor 2019

Veturë me dukje mbresëlënëse, që të shënohet arritja e shpejtësisë rekorde

Duket si një veturë luksoze, mirëpo Bentley është e destinuar edhe për gara të shpejtësisë dhe ka arritur suksese të mëdha, transmeton Telegrafi.

Modeli Continental GT i vozitur nga Rhys Millen, ka arritur që ta kalojë Pikes Peak International Hill Climb, për dhjetë minuta e 18.488 sekonda.

Në këtë formë, për tetë sekonda e ka tejkaluar shpejtësinë e arritur nga Bentley Bentayga. Që ta festojë këtë shënim, Bentley lansoi një edicion special të këtij modeli.

Tani Bentley e ka lansuar një edicion special nga Continental GT, për të festuar shënimin e rekordit të arritur në Pikes Peak.

“Reflekton shpirtin e përpjekjeve të Bentleyt, që ka qenë i njëjtë për 100 vite dhe vazhdon të rahë në qendër të kompanisë”, ka thënë lidhur me këtë veturë, shefi i shitjeve në Betnley, Chris Craft.

Për ta përshtatur sa më shumë me makinën që e shënoi rekordin, është lyer me ngjyrë të gjelbër, ndërsa në të zezë janë lyer grilli, pjesët e pasme të pasqyrave dhe përfundimet e poshtme.

Vetëm 15 njësi të këtij Bentley Continental GT, do të dalin nga prodhimi, derisa do të kenë teknologji të lartë dhe brenda rehati shumë të mirë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara