Asus ende shpreson të shes 25 milionë pajisje

09:28 | 13 Maj 2015

Pavarësisht shitjeve më të dobëta ngase pritje, drejtori ekzekutiv i kompanisë Asus, Jerry Shen, ka thënë se kompania është ende e përkushtuar në qëllimin e saj për të shitur mbi 25 milionë njësi gjatë këtij viti.

Pas shitjes së vetëm 3 milionë njësive brenda tremujorit të parë të këtij viti, Asus përpiqet të shes deri në 4.8 milionë telefona të mençur deri në përfundim të tremujorit të dytë. Si pasojë e mungesës së moduleve me 4GB RAM tek telefoni i vetëm me një sasi të tillë ZenFone 2, kompania nuk ka arritur sigurojë njësitë e kërkuara duke rënë dukshëm në numrin e shitje.

Pasi që tani kjo çështje është zgjedhur, shitjet besohet të arrijnë në 25 milionë deri në muajin Qershor./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara