Apple zbulon datën e lëshimit të iOS 13

08:27 | 12 Shtator 2019

Apple ka zyrtarizuar datat e lëshimit për të gjithë të versionit më të ri të sistemit të saj operativ mobil, iOS 13.

iOS 13 për iPhone e iPod do të jetë i disponueshëm të premten, më 19 shtator, me shumë mundësi nga ora 19.

Ndërkaq, iOS 13.1, i cili do të sjellë disa risi që nuk do të ofrohen fillimisht me iOS 13, do të lëshohet më 30 shtator.

Më 19 shtator, Apple do të lëshojë edhe iPadOS për iPad.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara