Apple shtyn lansimin e modemit 5G deri në 2025

22:49 | 17 Maj 2019

Kompania nga Kupertino nuk do të lansojë së shpejti modemin e saj më të ri 5G sikur ishte paralajmëruar më herët.

Burimet pranë Apple thanë për The Information se do të duhen disa vite të tjera derisa të shohim modemin e ri 5G në iPhone.

Është vënë në dukje se modeli 5G i Apple nuk do të jetë gati në fillim të vitit 2025. Më parë u sugjerua që Apple të paraqiste modemin në vitin 2021.

Nëse këto pretendime janë të vërteta, Apple do të duhet të mbështetet në Qualcomm gjatë gjashtë vjetëve të ardhshme.

Apple dhe Qualcomm kanë nënshkruar së fundmi një partneritet të gjatë dhe një marrëveshje për licencim. Nga ana tjetër, furnizuesi më i hershëm i modemit Intel njoftoi se po tërhiqet nga tregu i telefonit mobil.

Raportet e mëparshme sugjeruan gjithashtu se Apple është e interesuar në blerjen e Intel dhe modemeve 5G të lidhura me teknologjinë për të përmirësuar zhvillimin e saj në këtë fushë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara