Apple shpërblen me 1 milionë dollarë hulumtuesit që gjejnë probleme sigurie në iOS

08:48 | 11 Gusht 2019

Apple dëshiron që të gjithë ta marrin seriozisht sigurinë dhe është gati të paguajë për të.

Kompania lajmëroi ditën e sotme se do të lançojë një program të ri shpërblimi i cili do të paguajë hulumtuesit deri në 1 milionë dollarë për zbulimin e problemeve të sigurisë në macOS, tvOS, watchOs dhe iCloud.

Kompania tha se hulumtuesit e sigurisë do të shpërblehen me iPhone të veçantë të cilët i ndihmojnë të zbulojnë problemet e sigurisë përpara se hakerët ta bëjnë.

Duke përfshirë edhe sistemet e tjera operative, Apple vendosi të zgjeroi programin e lançuar në 2016-ën për iOS. Hulumtuesit të cilët zbulojnë probleme sigurie në platformat e tjera përveç iOS mund të përfitojnë pagesa deri në 200,000 dollarë.

Ky është çmimi që Apple paguante maksimalisht për programin e iOS. Kompania e rriti në 1 milionë dollarë atë shpërblim por vetëm për probleme të iOS të cilat lejojnë sulmuesit të fitojnë akses të plotë në iPhone dhe iPad pa asnjë ndërveprim fizik.

Kompania do të shpërblejë me 500,000 dollarë për zbulimet e problemeve të sigurisë që lejojnë hakerët të aksesojnë të dhënat. Në fillim të këtij viti një hulumtuesit sigurie tha se kishte zbuluar një problem në macOS që mund të ekspozonte fjalëkalimet e përdoruesve por refuzoi ta bëjë publike për shkak të mungesës së një programi shpërblimesh. /PCWorld Albanian

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara