Apple iPad Pro debuton më 11 nëntor

15:10 | 9 Nëntor 2015

Kompania Apple ka thënë që do i duhen edhe disa ditë shtesë për të debutuar në dyqane derisa shitjet online do fillojnë të mërkurën.

Së bashku me një ekran Retina 12.9 inç, procesor 64-bit A9x dhe bateri që thuhet se ka një jetëgjatësi deri në 10 orë, tableta e re vjen edhe me një Apple Pencil dhe Smart Keyboard, që Apple pretendon se e bëjnë pajisjen edhe më të fuqishme.

Modeli iPad Pro me 32GB kushton 799 dollarë, ndërsa modeli me 64GB kushton 1.079 dollarë, transmeton arbresh.info. Sigurisht që aksesorët vijnë me një çmim të ndarë, kështu që për lapsin mjaftojnë 99 dollarë, ndërsa për tastierën e mençur ju duhen 169 dollarë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara