Apple fiton rastin ndaj Xiaomi për markën tregtare në Evropë

17:47 | 5 Dhjetorë 2017

Apple Inc ka arritur që të parandalojë kompaninë kineze të telefonave të mençur të Xiaomi Inc që të regjistrojë tabletin saj “Mi Pad” në tregun e Bashkimit Evropian.

Kjo për shkak se sipas Apple emri i këtij produkti ka qenë shumë u përafërt me “iPad”, shkruan Reuters, përcjellë Klan Kosova.

Gjykata e dytë më e lartë në BE, Gjykata e Përgjithshme, vendosi që Mi Pad nuk duhet të regjistrohet për shkak se konsumatorët mund të hutohen nga ngjashmëria e shenjave.

Mi Pad i Xiaomi dhe iPad i Apple janë tabletë kompjuterik./Klan Kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale