Apple befason klientelën, nuk pret datën 25 mars

08:56 | 19 Mars 2019

Si duket Apple ka dashur të na surprizojë. Nuk ka pritur eventin që ka planifikuar për datën 25 mars por habitshëm ka lançuar dy Ipad të rinj.

Kompania ka hedhur në faqen e saj të internetit një iPad 10.5-inch të ri, së bashku me versionin e përmirësuar të mini iPad, i cili vjen në gjeneratën e tij të pestë.

IPad Air është pasuruar me një procesor të ri, A12 Bionic që është parë tashmë te iPhone XS dhe XR.

E njëjta zgjedhje edhe për mini iPadin 7.9 inç, i cili ka një ekran më të mirë se paraardhësi i tij.

Të dy kanë opsionin e të shkruarit në ekran me lapsin e Apple.

Të dy iPadët kanë mbështetjen eSim në të përbashkët, domethënë kartën virtuale të telefonit dhe kanë një kamerë të re 7 megapiksel, ndërsa kamera e pasme nuk rinovohet dhe mbetet me 8 megapiksel.

IPad Air dhe iPad mini janë të disponueshme në faqen e internetit të Apple Store në ngjyrë argjendi, ari dhe gri anësore dhe në dy pakësime të memories (64 dhe 256 GB).

Çmimi është ndërmjet iPad klasik, më e lirë dhe iPad Pro. Prezantimi i iPadeve të reja u mendua për eventin e datës 25 mars që Apple ka planifikuar në sheshin Cupertino të Kalifornisë.

Në atë rast, sipas thashethemeve, kompania duhet të fillojë një shërbim streaming të filmave dhe serive televizive në abonim, rivale ndaj Netflix, dhe një shërbim lajmesh gjithmonë në abonim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara