Angry Birds 2 arrinë 10 milionë shkarkime

12:01 | 4 Gusht 2015

Pas suksesit të jashtëzakonshëm me lojën madhështore Angry Birds, Rovio ka lëshuar edhe pasuesin e saj, Angy Birds 2, që tashmë ka arritur 10 milionë shkarkime brenda tre ditëve. Loja e lëshuar falas ka pranuar një valë të madhe shkarkimesh nga të gjithë mbështetësit e versionit të mëparshëm të lojës.

Aktualisht, Angry Birds 2 gjendet në pozitën më të lartë në platformat Android dhe iOS duke mposhtur kështu rivalët si Worms 3 dhe Cube Jumb, shkruan arbresh.info. Sidoqoftë, pavarësisht numrit të madh të shkarkimeve, kompania Rovio nuk ka njoftuar rreth të ardhurave./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara