Angry Birds 2 arrin mbi 30 milionë shkarkime

12:02 | 18 Gusht 2015

Në fillim të këtij muaji, arbresh.info iu ka njoftuar që versioni i ri i lojës nga Rovio, Angry Birds 2, ka arritur 20 milionë shkarkime në mbarë botën për vetëm një javë pas publikimit.

Duke qenë në dispozicion që nga 30 korriku në platformën Android dhe iOS, loja ka kaluar tani mbi 30 milionë shkarkime duke u bërë kështu njëri nga versionet më të suksesshme nga Rovio, shkruan arbresh.info.

Rovio ka thënë se 10 milionë shkarkime të Angry Birds 2 vijnë vetëm nga Kina, ku gjenden më shumë se 700 milionë përdorues të telefonave të mençur.

Angry Birds 2 posedon mbi 200 nivele të ndara në 9 episode që gjenden në tri zona të ndryshme./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara