Android përfiton më shumë nga reklamat se iOS

09:16 | 11 Maj 2015

Android ka arritur të tejkaloj për herë të parë platformën iOS në aspektin e të ardhurave nga reklamat mobile.

Bazuar në Opera Mediaworks, sistemi operativ nga Google është përgjegjës për 45.77% të përfitimeve nga reklamat mobile brenda tremujorit të parë të këtij viti, duke poseduar një shifër më të lartë se sistemi operativ nga Apple që bartë 45.44% të përfitimeve nga reklamat mobile, transmeton arbresh.info. Në pjesën tjetër të tregut për përfitime nga reklamat bëjnë pjesë sistemet e operative si BlackBerry me 1.95%, Symbian me 1.27% dhe Windows me vetëm 0.09% të përfitimeve.

Android tejkalon për herë të parë platformën iOS

Ndërsa në aspektin e trafikut, 65.17% vjen nga platforma Android, i cili ndiqet nga iOS me vetëm 22.34%. Me këtë, Android ka arritur të tejkaloj për herë të parë platformën iOS në aspektin e trafikut dhe përfitimeve nga reklamat./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara