Amazon ankohet për Pentagonin pasi i dha një kontratë Microsoft-it

01:06 | 15 Nëntor 2019

Amazon ka paraqitur një ankesë apelimi mbi vendimin e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-ve për t’i dhënë një kontratë madhore Microsoft-it.

Amazon ishte konsideruar si më i miri për të fituar marrëveshjen, me vlerë 10 miliardë dollarë gjatë 10 viteve të ardhshme.

Kompania, e cila tashmë ofron llogaritjen në kodet e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA, tha se vendimi ishte marrë për shkak të presionit politik, transmeton portali arbresh.info

Në korrik, Presidenti Donald Trump kërcënoi të ndërhynte pas asaj që ai i përshkroi si “ankesa të jashtëzakonshme”.

Trump kishte sulmuar më parë shefin ekzekutiv të Amazonës, Jeff Bezos, i cili gjithashtu është pronar i Ëashington Post.

Pentagoni më pas vonoi vendimin e tij për dhënien e kontratës deri më 25 tetor, kur u njoftua se puna do t’i jepej Microsoft-it.

“Shërbimet e Amazon janë me përvojë dhe të kualifikuara në mënyrë unike për të siguruar teknologjinë kritike për nevojat e ushtrisë amerikane”, tha një zëdhënës i Amazon për BBC.

Themelues i Amazon është një ndër njerëzit më të pasur në botë Jeff Bezos./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara