Alibaba thyen rekord në shitje për “Ditën e Beqarëve”

09:01 | 11 Nëntor 2015

Gjiganti Alibaba ka thyer rekordin e saj për shitje në eventin më të madh në botë për shoping.

Kompania ka thënë që shitjet kanë kaluar rekordin prej 9.3 miliardë dollarë të regjistruar vitin e kaluar, transmeton arbresh.info. “Dita e Beqarëve”, e njohur ndryshe si “Njëmbëdhjeta e Dyfishtë” për shkak se mbahet më 11 nëntor, është bërë një event madhështor për shitësit me pakicë në Kinë.

Alibaba ka thënë që janë shpenzuar më shumë se 1 miliardë dollarë brenda vetëm tetë minutave në mesnatë. Qysh në orët e para, gjiganti ka bërë 3.9 miliardë shitje, thuaje dyfishi i sasisë së shpenzuar gjatë periudhës së njëjtë në vitin e kaluar./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara