AirPods Pro Lite mund të lansohen në mes të këtij viti

10:47 | 22 Shkurt 2020

Analisti i njohur Ming-Chi Kuo, parashikoi kohët e fundit që Apple ka rreshtuar një iPhone të ri të lirë, modelin e ri MacBook Pro dhe një version të lirë AirPods Pro – të quajtur AirPods Pro Lite – për gjysmën e parë të vitit 2020.

Një raport i ri tani e ka përmendur përsëri ardhjen e afërt të AirPods Pro Lite.

DigiTimes përshkruan AirPods Pro Lite si ‘kufje të re të nivelit të lirë që do të lansohet në mes të vitit 2020.

Sidoqoftë, çmimi përfundimtar i kufjeve të ardhshme wireless të Apple mund të mos jetë afër asaj që konsumatorët e perceptojnë si të nivelit të lirë.

Deri tani, nuk ka shumë informacion në dispozicion në lidhje me dizajnin ose specifikat e AirPods Pro Lite.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara