A mund t’i dalloni ikonat origjinale nga ato të rremet?

10:32 | 17 Janar 2020

Pothuajse të gjithë ne jemi fajtor që kalojmë shumë kohë duke shikuar në telefona – por sa vërtetë i kushtojmë rëndësi ikonave në ekrane?

Një kuiz i ri i bërë nga e2save Mobiles, ka sfiduar adhuruesit e flaktë të telefonave të mençur nga e mbarë bota, transmeton Telegrafi.

Kuizi online kërkon sfidon lojtarët nëse arrijnë të identifikojnë 12 ikonat e telefonit të menqur nëse janë të vërteta apo thjeshtë të rreme.

Autorët e kuizit pretendojnë se është një situatë paksa e komplikuar, sa që vetëm një për qind e lojtarëve arrijnë të japin përgjigje të sakta në të gjitha pyetjet.

Por, sa prej tyre mund t’i qëlloni pa pasur nevojë t’i shikoni në ekranet e telefonave?

Shikoni imazhet e publikuara më poshtë për të testuar aftësitë e juaja, ndërkaq përgjigjet janë në fund – me qëllim që shmanget mundësia e “mashtrimit”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara