A mbaron shpejt bateria e telefonit tuaj? Ja se kush e shpenzon më së shumti atë!

13:14 | 15 Shtator 2020

Shumica e përbërësve të telefonit tuaj konsumojnë energji të baterisë në një mënyrë apo në një tjetër. Sidoqoftë, disa prej tyre janë më të mëdhenj dhe disa janë “kriminelë” më të vegjël.

Ekrani

Ekrani konsumon më shumë bateri se çdo komponent tjetër i telefonit.

Në përgjithësi, duke përdorur ndriçimin e telefonit tuaj me masë, mund të kurseni baterinë për të paktën një ose dy ditë më shumë, transmeton Telegrafi.

Së pari, sa më i madh ekrani, aq më shumë energji elektrike do të duhet për të.

Së dyti, sa më i lartë të jetë ndriçimi i ekranit, aq më shumë do të kërkojë procesori dhe do të kërkojë më shumë energji.

Dhe së treti, sa më e lartë të jetë shpejtësia e rifreskimit, aq më e lartë është ngarkesa e CPU-së.

Wi-Fi dhe lidhje të tjera pa tel

Sinjali celular, interneti celular, Wi-Fi, Bluetooth, GPS … telefoni juaj me siguri praktikisht përdor të paktën një lidhje wireless gjatë gjithë kohës, nëse jo disa në të njëjtën kohë.

Secila prej tyre përfaqëson një ngarkesë të konsiderueshme në bateri, kështu që duhet t’i fikni kur nuk janë në përdorim.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për Bluetooth dhe GPS.

Gjithashtu, një sinjal i dobët për secilin prej tyre rrit konsumin e baterisë, sepse pajisja juaj vazhdimisht përpiqet të kontrollojë nëse ka një lidhje më të mirë.

Procesori

Procesorët dhe çipat më të rinj janë përgjithësisht më të vegjël, më të shpejtë dhe më efikas në energji sesa paraardhësit e tyre, dhe gjithashtu ngrohen më pak.

Ju duhet të azhurnoni rregullisht softuerin për këtë lloj hardueri në mënyrë që të keni optimizimin më të mirë të mundshëm dhe të zvogëloni ngarkesën e baterisë.

Kamera

Kamerat “shtrydhin” baterinë e telefonit në disa mënyra.

Video është gjithashtu një konsumues mjaft intensiv, veçanërisht nëse është me rezolucion 4K.

Kështu që mbyllni aplikacionet që mbështeten shumë te kamera, të tilla si Instagram ose Snapchat.

Snapchat

Snapchat përdor GPS, kamerën dhe të dhëna celulare në të njëjtën kohë dhe kështu është një nga konsumuesit më të mëdhenj të baterisë.

Në përgjithësi, lojërat video për telefonat janë gjithashtu konsumatorë të mëdhenj, sepse ngarkojnë procesorin, grafikën, ekranin, altoparlantin, si dhe shumë gjëra të tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara