​“Volkswagen” rrit investimet në makinat elektrike dhe dixhitalizim

19:17 | 15 Nëntor 2019

Prodhuesi gjerman i makinave “Volkswagen”, do të rrisë investimet në zgjerimin e gamës së makinave elektrike dhe në teknologjitë dixhitale gjatë pesë viteve të ardhshme, deklaroi bordi mbikëqyrës i VW pas takimit në selinë e kompanisë në Wolfsburg.

Ndërmjet viteve 2020 dhe 2024, VW do të investojë pothuajse 60 miliardë euro në fushat e makinave elektrike, disqeve hibride dhe dixhitalizim.

Fokus të veçantë do i jepet prodhimit të automjeteve elektrike.

Grupi tregton makina nën markën VW, por edhe “Audi”, “Porsche”, “SEAT” dhe “Skoda”, së bashku me automjete tregtare që kanë simbolet “MAN” dhe “Scania”./ATSH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara