Zyrtare: Valencia shkarkon trajnerin Marcelino

16:20 | 11 Shtator 2019

Marcelino është shkarkuar nga pozita si trajner i Valencias, ka njoftuar klubi spanjoll në La Liga pasditen e sotme (e mërkurë).

54-vjeçari, i cili fitoi Kupën e Mbretit dhe siguroi sezonin e kaluar kualifikimin në Ligë të Kampionëve, largohet nga pozita e tij pas dy viteve, transmeton portali arbresh.info.

“Valencia ka njoftuar Marcelino Garcia Toralin të mërkurën se nuk është më trajner i skuadrës së parë”, thuhet në një deklaratë nga klubi.

“Klubi dëshiron të falendëroj atë për punën dhe dedikimin e tij gjatë kohës tonë së bashku dhe i urojmë sukses në të ardhmen”

Trajneri besohet të jetë shkaruar si pasojë e një përplasje me pronarin Peter Lim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara