Zyrtare: Valencia prezanton trajnerin e ri

18:05 | 11 Shtator 2019

Valencia e ka punësuar zyrtarisht Albert Velades si trajner të tyre pas shkarkimit të Marcelinos pasditen e sotme (e mërkurë).

Strategu i ri mbush 44 vjeç këtë muaj dhe kjo është detyra e tij e parë madhështore në menaxhim pas drejtimit të Spanjës U16, U17 dhe skuadrave U21, transmeton portali arbresh.info.

Ai ka qenë duke punuar me stafin e Real Madridit nga gushti deri në tetor të vitit 2018 me Julen Lopeteguin.

Vendimi tronditës për shkarkimin e Marcelinos erdhi pas vetëm dy viteve të tij në detyrë në Mestalla pavarësisht se ka fituar Kupën e Mbretit.

“Valencia FC ka arritur një marrëveshje për emërimin e Albert Celades si trajner të skuadrës së parë deri më 30 qershor të vitit 2021. Trajneri i ri do të mbikëqyr seancën e parë stërvitore pasditen e sotme”, shkruan klubi në njoftimin e tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara