Zyrtare: U dënua pesë ndeshje, shikoni vendimin e fundit të Komisionit të Apelit

16:44 | 16 Gusht 2017

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, u dënua me pesë ndeshje për shkak se e shtyri gjyqtarin në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës, shkruan Arbresh.info.

Komisioni i Apelit ia ka kthyer përgjigjen Real Madridit për apelimin e vendimit të parë.

Komisioni në fjalë e ka refuzuar apelimin e Realit, duke lënë në fuqi dënimin e portugezit që ia dha Komisioni Disiplinor. /Arbresh.info

Lajmet më të lexuara