Zyrtare: Trepça – Peja regjistrohet me këtë rezultat

21:48 | 11 Janar 2017

Ndeshja ndërmjet KB Trepçës dhe KB Pejës është pezulluar. Si rezultat i kësaj, ekipit vizitor i është dhënë fitorja prej 20-0, shkruan në faqen zyrtare të Ligës Ballkanike.

Kur kishin mbetur edhe 5:33 minuta në çerekun e tretë, ndërsa Peja ishte në epërsi 54-47, tifozët vendas filluan të hidhnin gjësende në parket, ndërsa njëri prej gjyqtarëve dhe një prej lojtarëve mysafirë u godit.

Shpërndaje në rrjete sociale