Zyrtare: Të gjitha ndeshjet e Ligue 1 dhe 2 do zhvillohen pa tifozë deri me 15 prill

16:04 | 10 Mars 2020

Koronavirusi është duke shkaktuar probleme të mëdha anë e mbanë botës.

Dje u konfirmua se Seria A është suspenduar deri në datën 3 prill dhe në dy javët e ardhshme ndeshjet e Premierë Ligës dhe La Ligas do zhvillohen pa tifozë, transmeton portali arbresh.info.

Ndërsa sot (e marte) koronavirusi ka goditur edhe futbollin francez sepse ndeshjet e Ligue 1 dhe Ligue 2 do zhvillohen me dyer të mbyllura deri në daten 15 prill.

Këtë e ka konfirmuar edhe Goal përmes një postimi në Twitter./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara